Transmetuar më 28-05-2023, 19:39

Ankara- Recep Tayyip Erdogan ka fituar zgjedhjet për president, sipas rezultateve jozyrtare të agjencisë shtetërore Anadolu.

Me 97 për qind të kutive të hapura në balotazh, Erdogan ka 52.1 për qind të votave dhe kundërshtari Kemal Kilicdaroglu ka 47.9 për qind.

Krizat e mëdha si pandemia, kriza ekonomike e Turqisë dhe tërmeti i shkurtit nuk mjaftuan për të mposhtur Erdoganin. Dhe megjithëse Partia AK e Erdoganit humbi votat, ajo mbajti epërsinë në parlament.

Për disa vëzhgues, mbështetësit e Kemal Kilicdaroglu dukeshin të papërgatitur për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Kjo u pa në mënyrën se si u shpallën rezultatet e sondazhit të raundit të parë dhe në ndryshimin e ekipit të fushatës pas kësaj. Megjithatë Erdogan fiton em rezultat të ngushtë falë edhe aleancës që bëri me partinë radikale islamike ‘Huda Par’, dhe Sinan Oan.