Transmetuar më 29-05-2023, 07:41

KOSOVË– Situata në veri të Kosovës duket se është më e tensionuar se kurrë më parë. Pas një qetësia ditën e djeshme, sot pritet që qytetarët serbë të dalin sërish në protestë. Policia ushtarake e KFOR dhe policia e Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës.

KFOR qëndron në rreshtin e parë, ndërsa policia e Kosovës të ndërtesa e komunës dhe pika kontrolli përreth.

Ditën e premte situata doli jashtë kontrollit. Protesta, hedhje gurësh, shok-bomba e gaz lotsjellës, e përfunduar ditën e djeshme të gjatë me 5 zyrtarë policorë të lënduar, e me dëmtime të veturave të policisë.

Grupet lokale u mblodhën gjatë mesditës nëpër oborre të tri komunave për të penguar hyrjen e tre kryetarëve që kishin dhënë betimet e tyre një ditë më parë.

Kryetarit të ri Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, iu ndalua hyrja në objektin e komunës, ndërsa pak momente më vonë në qytet u dëgjua alarmi, që në raste të tillë në komunat verirore është njoftim dhe ftesë për mobilizim të komunitetit serb.

Me pengesa për të hyrë në objekt të komunës u prit edhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Para zyrave të reja të tij, ishin vendosur makineri të rënda. Ato ishin të ngjashme me makineri të cilat janë përdorur më herët për të barrikaduar rrugët në 4 komunat e veriut.

Edhe objekti i komunës së Zveçanit ishte rrethuar me makineri të rënda.

Për shkak të veprimeve policore për të larguar protestuesit dhe lejuar qasjen në objekt për kreytarin e ri, kishte pasur një përlasje mes palëve.