Transmetuar më 29-05-2023, 08:51

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka arritur fitoren në zgjedhjet presidenciale të vendit dhe ka siguruar trashëgiminë e tij si udhëheqës më jetëgjatë.

Ai fitoi me 52,11% të votave kundër kandidatit të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, i cili mori pak më pak se 48% të votave.

Në një fjalim fitoreje në selinë e AK Partisë në Istanbul, Presidenti Erdoğan ishte i entuziazmuar dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e qytetarëve.

Ai theksoi se kishin marrë përgjegjësinë për të qeverisur edhe për pesë vjet të tjera.

Erdoğan mori rreth 27,5 milionë vota, dy milionë më shumë se kundërshtari i tij, Kilicdaroglu.

Megjithasë, gjatë fjalimit të tij të fitores, Presidenti Erdoğan theksoi që nuk do të lejojë që "forcat LGBT të fitojnë" dhe deklaroi se LGBT nuk mund të depërtojë në shoqërinë turke.

Ai gjithashtu e vuri në dukje rëndësinë e familjes, duke theksuar se dhuna ndaj grave është e ndaluar dhe e kundërshtuar nga vlerat e tyre.