Transmetuar më 29-05-2023, 08:58

Një varkë u përmbys në liqenin Maggiore, në brigjet e Lisanza (Varese), për shkak të motit të keq.

Alarmi ra të dielën rreth orës 19:30. Numri përfundimtar është katër të vdekur. 20 persona të tjerë u shpëtuan.

Në vendngjarje kanë shkuar 10 autoambulanca, si dhe karabinierët e Gallarate, roja bregdetare dhe zjarrfikësja e Vareses.

Ata po festonin ditëlindjen në bord

Sipas informacioneve paraprake, do të ishte një varkë 16 metra, ndoshta një skaf shtëpie, e cila u “përmbys” si pasojë e dallgëzimit të fprtë.

Të gjithë banorët, me sa duket një grup të huajsh që festonin ditëlindjen si dhe dy anëtarë të ekuipazhit, përfunduan në ujërat e liqenit, shumë prej tyre do të kishin arritur të shpëtonin veten duke notuar në breg ose me varka të tjera.

Tre persona janë shtruar me kodin jeshil, dy të tjerë me kodin e verdhë, ndërsa 15 janë ekzaminuar por nuk është kërkuar shtrimi. “Po ndjek me shqetësim përditësimet e ekipeve të shpëtimit në vend, të cilat i falënderoj”, tha presidenti i Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.