Transmetuar më 29-05-2023, 10:24

Shkodër-Bie nga pema, humb jetën 34-vjeçari nga fshatrat e Shkodrës.

Për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për të riun nuk pati mundësi shpëtimi.