Transmetuar më 29-05-2023, 11:57

LKosovë- Tensione të rrezikshme në Kosovë.

Sipas mediave vendase, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç është sulmuar me shishe nga protestuesit serbë, pasi u kërkoi këtyre të fundit që të largohen nga selia e komunës në Zveçan. Protestuesit nuk e kanë pritur mirë thirrjen e Rakiç dhe kanë qëlluar drejt tij me shishe duke thirrur ‘tradhti’.

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht.