Transmetuar më 29-05-2023, 14:02

Negociatat për rinovimin e Xavi Hernández, trajnerit të Barcelonës, ​​janë përshpejtuar javët e fundit dhe gjithçka tregon se marrëveshja përfundimtare është afër mbylljes. Në fakt, qëndrimet mes të dyja palëve janë shumë të afërta dhe kanë mbetur vetëm disa detaje të fundit për t’u zgjidhur, përpara se të zyrtarizohet lajmi.

Siç ka mësuar “SPORT”, prioriteti kryesor i Xavit është mbyllja e kësaj çështjeje sa më shpejt të jetë e mundur. Harmonia e mirë që dy palët kanë shfaqur gjatë bisedimeve sugjeron se rinovimi është i afërt.

Pavarësisht se trajneri katalanas ka edhe një vit në kontratën e tij aktuale, presidenti Blaugrana, Joan Laporta, e ka konsideruar si prioritet sigurimin e vazhdimësisë së tij, pas sezonit që ka pasur ekipi i parë, i cili ka fituar La Liga-n dhe Superkupën e Spanjës.

Gjithçka tregon se kontrata e re do të zgjatet me dy sezone të tjera. Pra, Xavi do të rinovojë deri në qershor të vitit 2026 me klubin katalanas. Xavi është i vetëdijshëm për situatën delikate ekonomike që po kalon Barcelona dhe për këtë arsye kjo çështje nuk ka qenë një pengesë e madhe.