Transmetuar më 29-05-2023, 23:12

PRISHTINË- Gazetari Xhemajl Rexha pas tensioneve në veri të Kosovës, shkruan se ishin ngujuar në një ndërtesë afër komunës së Zveçanit. Ai thotë se qëndruan për 3 orë të ngujuar dhe kanë arritur të dalin nga Zveçani me ndihmën e pronarit serb të kafenesë ku ishin mbyllur.

“Pas 3 orësh ngujim afër ndërtesës së komunës, me gjuajtje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt. E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë."

Madje dhe ka ndarë foto nga momenti kur janë larguar…