Transmetuar më 30-05-2023, 09:06

Ceremoni e mrekullueshme e dasmës për Lautaro Martinez dhe Augustina Gandolfo, të cilët pas “po”-së së dhënë në një ceremoni private në Bashkinë e Milanos, disa ditë më parë, kur u celebruan zyrtarisht, festuan mbrëmë në “Villa d’Este”, në liqenin e Komos, me të afërmit, miqtë dhe shokët e skuadrës së sulmuesit argjentinas.

Të pranishëm ishin bashkëlojtarë të “Toro” nga Interi dhe kombëtarja e Argjentinës. Një tjetër gëzim i madh për Lautaro Martinez, që po mbyll një sezon përrallor si kampion bote me Albiceleste dhe finalist i Ligës së Kampionëve me Interin. Lautaro dhe e mrekullueshmja Agustina Gandolfo festuan dasmën e kremtuar me ceremoni civile në Milano më 12 maj.

Sikurse thamë më lart, vendndodhja e ngjarjes në fjalë ishte e mrekullueshmja “Vila d’Este” në Cernobbio. Në mesin e rreth 150 të ftuarve ishin shumë nga shokët e skuadrës së Lautaro në ekipin kombëtar, përfshirë interistin Correa me të dashurën e tij Chiara Casiraghi.

Bashkëlojtarët e Interit ishin pothuajse të gjithë, me në krye zv.presidentin Javier Zanetti. Ra në sy, edhe prej shtatlartësisë, portieri kampion bote, ‘heroi’ i argjentinasve në Katar: Emiliano ‘Dibu’ Martinez me gruan e tij Mandinha.