Transmetuar më 30-05-2023, 09:54

Artisti i njohur, Bruce Springsteen, është përballur së fundmi me një të papritur gjatë koncertit të tij në Amsterdam, në turneut të tij evropian. Teksa ishte në skenë, ai u pengua në disa shkallë, duke u rrëzuar.

Megjithatë, me ndihmën e ekipit të tij, ai u ringrit e më pas dhe vazhdoi koncertin e tij me buzëqeshje.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale ka kapur momentin e rrëzimit, duke zbuluar reagimin e tij plot humor. Me një buzëqeshje, ai fërkoi duart përpara se t’i drejtohej të pranishmëve, duke thënë: “Natën e mirë të gjithëve”.

Nuk pati lëndime, duke lejuar që shfaqja të vazhdonte siç ishte planifikuar dhe duke tërhequr duartrokitje nga mijëra fansa të Bruce Springsteen.

Pasi filloi turneun e tij evropian në Barcelonë më 28 prill, Springsteen bëri një ndalesë në Amsterdam përpara se të fillonte shfaqjet e tij në vende si Franca, Italia, Gjermania dhe Anglia.

Pas angazhimeve të tij evropiane, Springsteen, do të kthehet në Shtetet e Bashkuara në gusht, duke nisur një turne shumë-mujor.

@latinus_us El cantante estadounidense Bruce Springsteen sufrió una caída durante su concierto en Ámsterdam. #Latinus #InformaciónParaTi ♬ sonido original – Latinus