Transmetuar më 30-05-2023, 10:55

Nga 15 deri më 26 maj, i dërguari i posaçëm i qeverisë kineze për Çështjet Euroaziatike, Li Hui, vizitoi Ukrainën, Poloninë, Francën, Gjermaninë, selinë e BE-së dhe Rusinë.

Në konferëncën për shtyp të mbajtur të hënën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning deklaroi se i dërguari i posaçëm Li Hui pati kontakte dhe shkëmbime të gjera me të gjitha palët për zgjidhjen politike të krizës ukrainase gjatë vizitës së tij.

Ai shpjegoi pozicionin dhe propozimet e Kinës, dëgjoi opinionet dhe sugjerimet e të gjitha palëve dhe mblodhi më shumë informacione rreth konsensusit ndërkombëtar.

Mao Ning tha se të gjitha palët i kushtuan rëndësi të madhe vizitës së të dëguarit kinez dhe konfirmuan plotësisht rolin pozitiv të Kinës në nxitjen e paqes dhe bisedimeve, vlerësuan thirrjen e Kinës për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial dhe respektimin e qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së, ndërsa presin që Kina të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv.

“Kriza aktuale në Ukrainë është ende në një pikë kritike. Në hapin tjetër, Kina do të vazhdojë të zbatojë ‘katër duhet’, ‘katër të përbashkëtat’ dhe ‘tre pikat e të menduarit’ të propozuara nga presidenti kinez Xi Jinping, të forcojë dialogun dhe shkëmbimet me të gjitha palët dhe të vazhdojë të ndërtojë konsensus dhe të grumbullojmë besim të ndërsjellë, të promovojë formimin e ndarësit më të madh të përbashkët dhe të japë kontributin e Kinës në përpjekjet për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë.” – tha Mao Ning.