Transmetuar më 30-05-2023, 12:25

Këngëtarja e famshme, Selena Gomez, ishte javën e kaluar në koncertin e yllit të muzikës, Beyonce. Fansat e saj kanë filmuar në telefonat e tyre një moment të sherrit të Gomez me një roje sigurie.

Mediat e huaja shkruajnë se gjatë mbërritjes në koncertin në Paris, Selena u pa në një debat të ashpër me rojën e sigurisë, i cili po e shoqëronte. Ndërkohë ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku që këngëtarja ka reaguar në mënyrë të ‘dhunshme’.

Por përdoruesit e rrjeteve sociale mendojnë se ka dy arsye. Disa spekulojnë se personi në video ishte pjesë e sigurisë së saj personale pasi u pa duke e ndjekur disa herë gjatë koncertit dhe se vonesa në koncert ishte arsyeja pse nisi zënka.

TMZ raporton se mediat kanë kontaktuar përfaqësuesit e saj, por ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për këtë situatë.

Megjithatë, shumë të tjerë e lavdëruan Selena-n në rrjetet sociale, pasi dyshohet se i ka mbrojtur fansat nga roja e sigurisë që i ka shtyrë gjatë takimit. Më vonë, fansat pretenduan se roja po e shoqëronte shoqen e saj, Raquelle Stevens.