Transmetuar më 30-05-2023, 13:24

Blero dhe Afrona janë ndarë, por thumbat për njëri-tjetrin nuk kanë ndalur. Pak kohë më parë Blero akuzoi me deklaratat e tij se Afrona kishte në fokus paranë dhe e shfrytëzonte vetëm për interesat e saj. Modelja nga ana tjetër i mohoi këto deklarata dhe tregoi se është shumë e lumtur me partnerin e ri duke postuar një foto krah tij.

Blero gjithashtu ka bërë të njëjtën gjë. Këngëtari ka treguar se është në një lidhje pasi ka publikuar një foto intime ku shfaqet duke u puthur dhe në një postim tjetër tregon se ka të dashurën më të mirë që e ka pasur ndonjëherë.

”Po zgjohem duke menduar se me cilin personalitet të saj duhet të përballem sot, por jam gati sepse ajo është vajza më e mirë që kam pasur ndonjëherë në jetën time”, shkruhet në postimin që ka shpërndarë Blero.