Transmetuar më 30-05-2023, 14:35

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, u pa me yllin e pop-it, Megan Thee Stallion, teksa ishte në dasmën e shokut të skuadrës zikaltër të hënën. Ata të dy janë pjesë e “Roc Nation”, agjencia e menaxhimit dhe labelit diskografik në pronësi të reperit Jay-Z, ku ka shumë të ngjarë se u takuan.

Lukaku e Megan Thee Stallion al matrimonio di Lautaro Martinez sul lago di Como

Stallion, 28 vjeçe, së fundmi mori pjesë në një ndeshje të Interit, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim se ajo është në lidhje me yllin belg të futbollit, i cili së fundmi u nda me të dashurën e tij prej pesë vitesh, Sarah Mens.

Megan ishte në lidhje me reperin tjetër Pardison Fontaine për më shumë se dy vite, përpara se thashethemet e ndarjes të dilnin në shkurt, pasi ajo e hoqi atë nga rrjetet sociale. Lukaku, 30 vjeç, nuk ndan shumë gjëra për jetën e tij personale, por së fundmi zbuloi se ka një djalë të dytë, Jordanin 1-vjeçar, përveç Romeos 5-vjeçar.

Ai e mbajti këtë gjë private për më shumë se një vit. Është e paqartë nëse dyshja morën pjesë në martesën e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez si çift, por ishin padyshim në mesin e të ftuarve dhe mbërritën bashkë.

Pritej që edhe Lionel Messi dhe gruaja e tij, Antonela Roccuzzo, të merrnin pjesë në ceremoninë e martesës së bashkëlojtarit tek Argjentina, por nuk u dukën pranë liqenit të Komos. Dasma u zhvillua në një hotel me pesë yje në Komo të Italisë, ku morën pjesë mbi 120 të ftuar.

Megan Thee Stallion a San Siro, per assistere ad una partita dell'Inter

Martinez, 25 vjeç, u martua me Agustina Gandolfo, një modele argjentinase. Ajo është një vit më e madhe se sulmuesi zikaltër. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe disa bashkëlojtarë të tjerë të Interit dhe Argjentinës, duke përfshirë portierin hero në Botërorin e katarit, Emiliano Martinez. Lukaku po përgatitet për finalen e Champions League kundër Manchester City, e cila do të zhvillohet të shtunën e 10 qershorit.