Transmetuar më 30-05-2023, 20:12

Kuçovë- Gjendet i vdekur në arë i moshuari në Kuçovë.

Një 74-vjeçar, i identifikuar si Lefter Toli, është gjetur i vdekur ditën e sotme në Kuçovë. Ngjarja në fshatin Kozare, dhe sipas burimeve paraprake në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Trupi i tij u gjet pa shenja jete nga banorët e zonës,që kanë njoftuar më pas policinë. Pas gjetjes,trupi është identifikuar nga familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se kjo ishte rruga që ai bënte çdo ditë pasi shkonte për peshkim.

Mësohet se në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprikisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një arresti kardiak.

Ndërkohë që viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat kur do ti kryhet autopsia mjeko-ligjore, burime zyrtare të policisë konfirmijnë se po punohet për dokumetimin e plotë të kësaj ngjarjeje.