Transmetuar më 01-06-2023, 17:15

Një automjet tip "Volkswagen" ka rënë përmbys në kanalin buzë rrugës pranë rreth rrotullimit të Plugut.

Drejtuesi i mjetit, Gledion Velcani, 30 vjeç nga Porta e Fierit, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë, duke rënë në kanal.

Ai ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij dhe fatmirësisht ata janë pa lëndime.

Dy persona të aksidentuar janë nxjerrë nga mjeti nga personat që kanë bizneset aty pranë, dhe më pas është njoftuar policia.

Pas mbërritjes në vendngjarje, 30-vjeçari që drejtonte mjetin ka debatuar me gazetarët, duke i ofenduar dhe kërcënuar ata me jetë nëse do të shihnin aksidentin të filmuar në media.

Edhe pse policia ishte prezente gjatë debateve, nuk ka ndërhyrë për të normalizuar situatën.

Pas disa minutash, policia ka nisur procedurat për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.