Transmetuar më 07-06-2023, 12:38

Ylli i muzikës pop, Ricky Martin, ndër emrat kryesorë të muzikës moderne botërore, ka njoftuar sot ardhjen e tij në Tiranë.

Përmes instagramit, Ricky Martin informon se do të jetë në Tiranë, më 20 korrik 2023, raporton noa.al.

Ai thotë se do të ketë një koncert në sheshin ‘Skënderbej", pa qartësuar nëse hyrja do të jetë e lirë apo me pagesë.

Koncerti vjen në kuadrin e turit të tij "Simfonik", një tur që po e zhvillon në qytete të ndryshme.

Krahas këtij turi minimalist, Martin po zhvillon edhe një turne botëror së bashku me Enrike Iglezias dhe Pitbull. /noa.al