Transmetuar më 09-06-2023, 16:00

Kina, vendi më i madh në zhvillim në botë, ka komentuar sot miratimin nga Kongresi Amerikan të projektligjit për heqjen e statusit të Kinës si vend në zhvillim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh se nuk përcaktohet nga pala amerikane nëse Kina është vend në zhvillim apo jo.

Reagimi vjen pasi më herët, dje, Komisioni i Punëve të Jashtme i Senatit të Kongresit amerikan miratoi "Projektligjin mbi përfundimin e statusit të vendit në zhvillim të Kinës", ku kërkohet që Kinës t’i hiqet statusi si vend në zhvillim.

Lidhur me këtë, Wang Wenbin u shpreh se pala amerikane synon t’i heqë Kinës statusin e vendit në zhvillim për të penguar zhvillimin e saj.

"Statusi i Kinës si vendi më i madh në zhvillim në botë bazohet në faktet dhe ligjin ndërkombëtar," tha ai.

Zëdhënësi shtoi se ShBA-ja nuk mund të ndryshojë kushtet themelore kombëtare të Kinës si një vend ende në zhvillim. /noa.al