Transmetuar më 09-06-2023, 21:51

Rrogozhinë- Mjeti përplas dy të mitur në qendër të Rrogozhinës. Pas ngjarjes së rëndë shoferi largohet duke e rënduar së tepërmi situatën e tij.

Policia informon se ‘rreth orës 19:40, në qëndër të Rrogozhinës, një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.