
Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, feja dhe teknologjia janë kryqëzuar shumë herë. Objektivi? Zbulimi i një prej mistereve më të mëdha ndonjëherë: fytyra e vërtetë të Jezu Krishtit.
Për mijëvjeçarë, përgjigja e pyetjes është përfaqësuar në mënyra të ndryshme, të cilat janë ridizajnuar deri në arritjen e imazhit të njohur botërisht sot. Falë inteligjencës artificiale u bë e mundur të rikrijoheshin tiparet e fytyrës së Jezusit të Nazaretit.
Ideja erdhi nga Sarah Romero, një specialiste e teknologjisë dhe shkencës, e cila, bazuar në paraqitjet e vjetra, i dha motorit të inteligjencës artificiale "Midjourney" një seri të dhënash me detaje të lëkurës, syve, flokëve dhe referenca gjeografike mbi karakteristikat somatike të Mesisë.
Rezultati i marrë korrespondon me një fytyrë të tipit evropian, pamje rinore, ngjyrë të bardhë, sy të hapur dhe flokë të gjatë gështenjë, të gjitha të shoqëruara me mjekër klasike.