Transmetuar më 04-09-2023, 16:35

Nga nesër do të jetë një qeveri e re me emra të rinj dhe sipas burimeve, vetëm disa nga ministrat aktualë do të jenë sërish në poste.
Shpalljen e lajmit, Edi Rama do ta bëjë pas pak minutash në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Ai njoftoi se gjatë kësaj mbledhjeje do të bëhet propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të Partisë Socialiste.
E po ashtu do të bëhet dhe paraqitja e propozimeve që Rama do t’i drejtojë nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar. /noa.al
Edi Rama shpall qeverinë e re, ministrat që ikin e vijnë | LISTA E PLOTË