Transmetuar më 04-09-2023, 18:40

Kryeministri Edi Rama solli dy zhvillime të reja sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. E para ishte largimi i ministreve të përfolura dhe e dyta, rritja e numrit të burrave në kabinetin qeveritar.

Por më shumë spikat një tjetër faktor: ai ka bërë ndryshime në ministritë më të rëndësishme të qeverisë, duke larguar nga postet, Olta Xhaçkën, Frida Krifcën, Evis Kushin dhe Milva Ekonomin.

Olta Xhaçka, ish ministre e Mbrojtjes, mori më tej postin e ministres së Jashtme, por u duk qartë se Rama është i pakënaqur me të, ndaj e nxori jashtë qeverisë.

Rama nxori nga qeveria edhe Frida Krifcën e cila është atakuar shumë nga opozita, por edhe ish zëvendëskryeministri Erion Braçe, për afera korruptive dhe paaftësi.

Një surprizë ishte nxjerrja nga qeveria e Evis Kushit, pasi nuk ishte përfolur për korrupsion.

Ajo u zëvendësua nga Ogerta Manastirliu, një ndër ministret më të përfolura dhe të akuzuara nga opozita për afera korruptive.

Një tjetër fakt që bie në sy është qarkullimi i ministrave brenda kabinetit. Veç Manastirliut, është dhe Delina Ibrahimaj, e cila la postin më të rëndësishëm ministror të qeverisë, duke marrë një post inferior si ministrja pa portofol e Shtetit për Sipërmarrjen.

Ndërkohë bie në sy rikthimi në qeveri i Anila Denaj. Pasi ishte për disa vite ministre e Ekonomisë dhe Financave, Denaj vjen sërish në qeveri, si ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Si ndryshon kabineti qeveritar

Kryeministër

EDI RAMA

Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Ishte BELINDA BALLUKU

Mbetet e njëjta

Ministër i Brendshëm

Ishte TAULANT BALLA

Mbetet i njëjti

Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Ishte DELINA IBRAHIMAJ

Bëhet Ervin Mete

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ishte OGERTA MANASTIRLIU

Bëhet Albana Koçiu

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ishte OLTA XHAÇKA

Bëhet Igli Hasani

Ministër i Arsimit dhe Sportit

Ishte EVIS KUSHI

Bëhet Ogerta Manastirliu

Ministër i Drejtësisë

Ishte ULSI MANJA

Mbetet i njëjti

Ministër i Mbrojtjes

Ishte NIKO PELESHI

Mbetet i njëjti

Ministër i Kulturës

Ishte ELVA MARGARITI

Mbetet e njëjta

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ishte FRIDA KRIFCA

Bëhet Anila Denaj

Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Ishte EDONA BILALI

Bëhet Delina Ibrahimaj

Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ishte ELISA SPIROPALI

Mbetet e njëjta

Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve

Ishte MILVA EKONOMI

Bëhet Ardian Mazniku (Ministër për Pushtetim vendor)

Ministër Shteti dhe Kryenegociator

Ishte MAJLINDA DHUKA

Mbetet e njëjta

Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Ishte MIRELA KUMBARO

Mbetet e njëjta

Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ishte BORA MUZHAQI

Mbetet e njëjta

/noa.al/

Edi Rama shpall qeverinë e re, ministrat që ikin e vijnë | LISTA E PLOTË