
Një avion privat është përplasur dhe është ndarë në dy pjesë gjatë uljes në Mumbai (i njohur më parë si Bombei), në bregun perëndimor të Indisë.
Edhe pse avioni u nda në dy pjesë, tetë personat që ishin në bord kanë shpëtuar për mrekulli.
Avioni ishte nisur nga Visakhapatnam me gjashtë pasagjerë dhe dy pilotë. Moti i keq ka mbizotëruar në Mumbai, me reshje shiu dhe dukshmëri të kufizuar.
Imazhet e transmetuara nga televizioni indian treguan avionin privat duke rrëshqitur nga pista e aeroportit, ndërsa zjarrfikësit dhe ambulancat nxituan në vendngjarje.
Watch: Private jet splits in two while landing at #India’s Mumbai airport amid heavy rain. The two pilots were rushed to hospital and no casualties were reported, according to local reports.#Mumbai #PlaneCrash #PrivateJet pic.twitter.com/fobgxp9DcN
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) September 14, 2023
A private jet skidded off the runway and crashed while landing at Mumbai Airport in India, and flights have been grounded, local media reported. pic.twitter.com/gUuapdboGT
— Sprinter (@Sprinter99800) September 14, 2023