Transmetuar më 25-09-2023, 09:38

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rezultatet e deritanishme në Bashkinë e Kukësit. Duke ndarë tabelën me votat e qytetarëve, Rama thotë se kandidati i Partisë Socialiste ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash. Sipas kreut të Qeverisë, kjo është një fitore shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj PS.

REAGIMI:

Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE