Transmetuar më 25-09-2023, 11:14

Erjon Braçe, deputeti socialist ka reaguar me një postim në “X” për ngjarjen e ndodhur në veri të Kosovës mëngjesin e së dielës. Braçe akuzon dhe i bën thirrje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që të dorëzojë dy kriminelët e strehuar në Spitalin Novi Pazar në Serbi.

Autoritetet kosovare ende nuk e konfirmojnë një lajm të tillë të publikuar nga deputeti, ndërkohë konfirmimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme mbetet ai tre sulmuesve të vrarë dhe një të arrestuari.

Postimi i Erjon Braçes:

VUÇIÇ ka per detyrim ligjor te dorezoje menjehere dy terroristet qe ka strehuar ne SPITALIN E NOVI PAZAR! Kudo ne bote kriminelet qe vrasin POLICE, dorezohen ne vendin ku kryen krimin, nuk strehoen, nuk mbrohen!

VUÇIÇ ka per detyrim ligjor te dorezoje menjehere dy terroristetqe ka strehuar ne SPITALIN E NOVI PAZAR!Kudo ne bote kriminelet qe vrasin POLICE, dorezohen ne vendin ku kryen krimin, nuk strehoen, nuk mbrohen!

— Erion Brace (@ErionBrace) September 25, 2023