Transmetuar më 26-09-2023, 20:34

AZERBAJXHAN- Thellohet bilanci tragjik në Nagorno-Karabakh.
Numri i të vdekurve nga një shpërthim dhe zjarri në një depo karburanti të hënën është rritur në 125, shkruajnë mediat e huaja.
Numri i viktimave u rrit ndjeshëm pasi autoritetet e Karabakut raportuan 20 të vdekur mëngjesin e së martës. Ministria armene e shëndetësisë, njoftoi se trupat e të vrarëve në shpërthim, pranë Stepanakertit, kryeqyteti i Karabakut, janë transportuar në Armeni.
Më herët të martën, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha se shpërthimi kishte rezultuar në qindra viktima të djegies. KNKK tha se po u ofronte ndihmë mjekësore atyre që vuanin nga djegiet dhe po evakuonte disa njerëz me ambulancë, duke përmendur spitalet e plotë dhe trafikun si sfida.