Transmetuar më 27-09-2023, 08:54

ITALI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në sheshin Shën Marco në Venecia, ku kamarierët e një restoranti janë përleshur me një grup turistësh. Pamjet e publikuara tregojnë sherrin në Caffe Chioggio, ku shihen goditjet me sende dhe karrige, mes turistëve dhe kamarierëve. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë dhe është filmuar nga një kalimtar i rastit, i cili dëshmon se shtatë kamarier dhe katër turistë janë goditur mes njëri-tjetrit, sipas Corriere Della Sera.
“Çfarë po ndodh pyesja veten, ndërkohë ajo që bënte më shumë përshtypje është se disa nga kamarierët e shihnin si shfaqe ngjarjen dhe qeshnin pa reaguar.”- ka thënë një prej dëshmimtarëve.
Ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë për shkakun e incidentit të ndodhur.