Transmetuar më 27-09-2023, 11:22

ITALI- Arratiset një tjetër shqiptar në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Castiglione Del Lago. Policia italiane ka vijuar prej ditësh kërkimet duke vendosur postoblloqe, patrullime dhe kërkime intensive me helikopter.

Shqiptari u ndalua nga policia në një makinë me targa të falsifikuara bashkë me dy persona të tjerë. Gjatë kontrollit dhe procedurës së policisë shqiptari bashkë me dy të tjerët janë arratisur në këmbë. Në makinën e shqiptarit tip Alpha Romeo u raportua gjetja e disa parave dhe një pistolete. Pas verifikimit makina u konstatua e vjedhur nga organet e policisë. Dyshimi është se ai është pjesë e një bande hajdutësh në zonë.

Pavarësisht prangave, burri arriti të çlirohej në hyrje të kazermës dhe duke përfituar nga errësira dhe u shpëtoi policies. Kërkimet vijojnë në gjithë territorin e vendit. Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë i ditur nga policia italiane.