Transmetuar më 27-09-2023, 13:08

AFRIKË- 21-vjeçarja Brooke Bruk-Jackson ka fituar konkursin për Miss-in më të bukur në Zimbabve. Por banorët e nuk janë dakort me vendimin dhe ndihen të zhgënjyer, madje ka shkaktuar protesta të ashpra brenda kufijve të kombit afrikan.

E gjitha për shkak të ngjyrës së lëkurës së Brooke. Njerëzit u shprehën se duke qenë se ajo është e bardhë, nuk mund të përfaqësojë Zimbabvenë, ku 98% e popullsisë janë me ngjyrë.

Modelja pas komenteve dhe valës së protestave, reagoi duke thënë se ngjyra e lëkurës nuk duhet të përcaktojë një person.