Transmetuar më 29-09-2023, 19:50

Publikohet foto e Alfred Vefas, 44-vjeçarit që dyshohet se ekzekutoi bashkëshorten e tij Klodiana Vefa, në Itali.

44-vjeçari është me profesion murator, teksa sipas mediave italiane, çdo mëngjes ai shkonte për të pirë kafe në një lokal pesëqind metra larg shtëpisë që ndante me ish-bashkëshorten Alfredi dhe Klaudia nuk jetonin së bashku, por nuk ishin divorcuar ligjërisht.

Ai jetonte në Castelfirentino prej vitesh, shumë pranë banesës së gruas së tij që jetonte me fëmijët.

Vëllai i tij, Artani jeton në një fshat dhe nuk dëshiron të flasë për të dhe nuk di asgjë për të. Sipas “Corriere”, ai ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me të dhe familjen e tij prej gati dy vitesh.

“Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me të dhe familjen e tij për dy vjet.”- tha ai.

Miqtë e Alfredit janë të paktë dhe policia po i gjurmon për të kuptuar nëse mund të ketë ndonjë të dhënë se ku ndodhet ai tani.

Sa i përket të kalurës, 40-vjeçari ka disa precedentë të vegjël penalë, në vitin 2001 ai u denoncua për mosrespektim të lejes së qëndrimit dhe në 2014 një telash i vogël për një falsifikim në një marrëveshje private.

Nga ana tjetër, një mik i viktimës e cilësoi Vefën si person të dhunshëm, teksa në arkivat e policisë nuk ka asnjë provë për ndërhyrje në shtëpinë ku jetonte çifti, apo ndonjë ankesë nga gruaja. Megjithatë, ka nga ata që e cilësojnë si një person të qetë.