
Gruas i ‘humb’ burri në Korçë dhe nënës vajza në Pogradec.
Policia vendore informon se më datë 29.09.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja A. H., 22 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se më datë 28.09.2023, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi K. H., 29 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Më datë 29.09.2023, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja A. H., 49 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ka kallëzuar se 4 muaj më parë, ka humbur kontaktet me vajzën e saj S. H.(R.), 25 vjeçe, banuese në Prilep, Maqedonia e Veriut. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.