Transmetuar më 01-10-2023, 09:23

ELBASAN- Jepet sot në Gjykatën e Elbasanit masa e sigurisë për anëtarët e bansës së Laert Haxhiut.

Seanca gjyqësore do drejtohet nga Gjyqtarja Megi Strakosha. Prokuror Kreshnik Ajazi.

Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest në burg” për 10 të arrestuarit.

Anëtarët e kësaj bande të përfshirë në disa vrasje me disa viktima, përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”. Pjesë e kësaj bande me rrezikshmëri kriminale ishte edhe shtetasi Artan Tafani, i cili tashmë ka statusin e të penduarit të drejtësisë.

Ai ka zbardhur para organit të akuzës disa nga ngjarjet kriminale më të rënda në vendin tonë të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi. Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:

1.Artan Tafani 2.Laert Haxhiu 3.Lulzim Spahia 4.Ligor Romacka 5.Erisjano Abedini 6.Marglen Topuzi 7.Idriz Manej 8.Bujar Abedini 9.Enriko Xhahysa 10.Bledar Berberi