Transmetuar më 01-10-2023, 16:46

Një 19-vjeçare shqiptare është goditur me thikë në këmbë nga një burrë në Selanik, në një park në zonën e Sykes.

Sipas mediave fqinje, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Karavangeli dhe G. Papadopoulou rreth orës 5:30 të pasdites.

Banorët e zonës kanë dëgjuar zërat e viktimës dhe kanë lajmëruar policinë, ndërsa autori është arratisur.

Ndërkohë, 19-vjeçarja shkoi e vetme në spitalin e Hipokratit.