Transmetuar më 25-12-2023, 15:26

Vanja Gorçevska, 14-vjeç, është vrarë nga një armë zjarri, thuhet në raportin e autopsisë së Mjekësisë Ligjore. Ky është rezultati i autopsisë për 14-vjeçaren e cila u vra mizorisht në Maqedoninë e Veriut.

Ky raport ka shuar zërat e ekspertëve të kriminalistikës se vajza mund të ishte mbytur në çantën në të cilën ishte rrëmbyer, por në fakt sipas autopsisë ajo është qëlluar me plumb në kokë.

Kjo do të thotë se 14-vjeçarja ishte gjallë deri në momentin kur u dërgua në vendin ku u qëllua. Në hetim mbetet i pandryshuar fakti se i dyshuari, Ljupço Palevski-Palço, ka qëlluar Vanjën.

Pas të shtënave, Vanja u varros në një fshat. Sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë “Skoplje1” nga Mjekësia Ligjore, Vanja është qëlluar me plumb në pjesën e kokës.

Një ekspert plumbash do të duhet të përgjigjet se nga çfarë lloj arme është shkrepur.

Prokurori që hetonte rastin mori raportin e mjekut të premten. Ai jep përgjigje për një sërë pyetjesh të hapura lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga institucionet bazuar në njohuritë dhe deklaratat e të dyshuarve të cilët kanë pranuar fajësinë, nga rrëmbimi deri në vrasjen e vajzës kanë kaluar dy orë e 40 minuta.

Sipas provave, përfshirë të dhënat e autopsisë, do të përcaktohet ecuria e mëtejshme e hetimeve.