Transmetuar më 03-01-2024, 16:35

Leku e ka nisur mbarë vitin 2024.Monedha kombëtare është forcuar pothuajse përballë të gjitha monedhave.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro po këmbehet me rreth 103 lekë duke humbur gati një pikë në krahasim me mbylljen e vitit 2023.

Agjentët e këmbimit valutor theksojnë se ardhja e emigrantëve për festa ka shtuar sasinë e monedhave të huaja në qarkullim e kryesisht eurot.

Një nivel i tillë i monedhës europiane kundrejt lekut pritet të vijoj edhe përgjatë këtij viti .

Viti 2023 mund të konsiderohet si viti i lekut përballë valutave të tjera.

Euro është nënçmuar duke tejkaluar edhe pritshmëritë e agjentëve të tregut.

Monedha europiane ka prekur nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë pasi në korrik zbriti në 100.4 lekë.

Ndërsa përgjatë gjithë vitit 2023 valuta është zhvlerësuar me më shumë se 18 pikë.

Leku ka qenë në revansh edhe përballë dollarit ,Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë dollari amerikan e ka mbyllur dhe e ka nisur vitin në nivelin e rreth 94 lekëve dhe duke pësuar një rënie me 13 % krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të ndërhyjë përsëri duke rritur normën bazë të interesit si një mënyrë për të rikthyer në objektiv inflacionin.

Të gjitha parashikimet janë që niveli i inflacionit në vendin tonë do të rikthehet në objektivin prej 3% të përcaktuar nga Banka Qendrore në pjesën e parë të këtij viti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd