Transmetuar më 05-01-2024, 22:24

BRUKSEL-Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka deklaruar se së shpejti do fillojë thellimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një deklaratë për REL ai shprehet: Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë.

Bashkimi Evropian thotë se Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit.

Tani, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pritet që Prishtina zyrtare të ndërmarrë hapa konkretë. Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave.

"Ne presim që të dyja palët t’i vazhdojnë bisedimet bazuar në këtë draft", tha Stano.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd