Transmetuar më 07-01-2024, 15:48

Ekspertja për kriptomonedhat, Denisa Kele në një intervistë në “Sheshi i Dollarit”, foli për rritjen e tregut të kriptovalutave.

Gjatë intervistës në studion e Abc News, ajo theksoi se ka pasur një interes të lartë për blerjen e Bitcoin, duke shtuar se në ditët në vijim pritet që të ketë një rritje të vlerave.

“Ka një interes për blerjen e Bitcoin. Mendohet që vlerat e Bitcoin do të rriten dhe pritet në 15 ditëshin e parë të janarit të kemi një rritje dhe pjesa e dytë e vitit mund të bëjë që Bitcoin të ketë vlerë të caktuar. Pak a shumë Bitcoin nuk preket nga inflacioni.

Nga ana e tij eksperti për kriptomonedhat Kadri Manaj shtoi se pritet që Bitcoin të tejkalojë çmimin maksimal.

“Pritet që të tejkalojë çmimin maksimal që Bitcoin ka arritur në fillime”, tha ai.

Gjithashtu ekspertja Denisa Kele theksoi se Bitcoin ‘drejton’ tregon.

“Bitcoin e ka rikuperuar të gjithë humbjen që ka pasur. Trendi i tregut shqiptar është më i fokusuar drejt portofolave që janë me shifra të vogla”, shtoi ajo, duke theksuar se ata që duan të investojnë nuk janë vonë.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd