Transmetuar më 09-01-2024, 19:12

Kalimi nga tuneli i Llogarasë që pritet të hapet në 30 qershor 2024, do të jetë me pagesë, dhe po ashtu edhe kalimi nga akset e Korridorit Blu ku përfshihen akset Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier, do të jetë me pagesë.

Në verë të këtij viti pritet të hapet për kalim rruga Thumanë-Kashar. Po ashtu në këtë vit do punohet edhe për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut, që do të ketë ndikim edhe tek kalimi me pagesë në këto akse.

“Viti 2024 do të shënojë dy momente të rëndësishme për infrastrukturën rrugore, fillimisht me dorëzimin e tunelit të Llogarasë.

Siç kemi premtuar në 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet sipas të gjitha parametrave të parashikuara.

Qendra e monitorimit nuk do të përbëhet vetëm nga ARRSH por edhe Ugjenca dhe Emergjenca Civile, Policia e Shtetit që do të jenë në gatishmëri të plotë.

Nga ana tjetër qendra e monitorimit të trafikut do të kryejë një rol tjetër që ka të bëjë me akset që do të vendosen në sistemin e pagesë siç është rasti i Tunelit i Llogorasë dhe Korridori Blu”, u shpreh ministrja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd