Transmetuar më 13-01-2024, 11:26

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjetur i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët para tri ditësh, në fshatin Baicë e Istogut.

Vëllai i tij e kishte raportuar të zhdukjen e tij në polici.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet.

“Fsh. Baicë, Istog 10.01.2024-20:00. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 12.01.2024 nga familjarët është gjetur viktima mashkull kosovar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit, në trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Njoftimi:

“PERSONA TË ZHDUKUR – Fsh. Baicë, Istog 10.01.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij mashkull kosovar (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, kishte njoftuar Policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd