Transmetuar më 14-01-2024, 14:39

KOSOVË- Një bombol gazi shpërtheu mbrëmjen e djeshme në Mitrovicën e Veriut, ka lënë 15 persona persona të plagosur ku 14 prej tyre u dërguan në qendrën spitalore të Prishtinës.

Katër prej tyre ndodhen në trajtimin intensive të QKUK. Mjekja, Agreta Gashi ka thënë se dy prej këtyre të lënduarve vazhdojnë të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Sipas saj, në mesin e pacientëve është edhe një vajzë 10-vjeçare që është shtetase suedeze, e cila do të vazhdojë trajtimin në Suedi në një qendër të specializuar për djegie.

Mjekja ashi shtoi se ky transferim është duke u bërë pasi Kosova dhe rajoni nuk ofrojnë trajtim të tillë.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe policia e Kosovës, ku sqaroi se bombola shpërtheu në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin personat.

Media publike në Kosovë ka publikuar këto foto nga pasojat e shpërthimit në banesë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd