Transmetuar më 16-01-2024, 17:37

Në qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë gjetur lëndë shpërthyese.

Pas këtij lajmi menjëherë ka ardhur reagimi lidhur me këtë situatë, nga shërbimi spitalor duke sqaruar se autoritetet janë njoftuar lidhur me ngjarjen.

Menjëherë policia e Kosovës, pas këtij informacioni ka evakuuar të gjithë personelin dhe më pas kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Sipas policise mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Institutet Paraklinike, në QKUK, hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve e Kosovës. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm. Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese. Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd