Transmetuar më 24-01-2024, 15:50

Biznesmeni nga Gjilani i Kosovës, Musah Hamiti është i zhdukur nga familjarët e tij më 10 janar këtij viti.

Hetimi për zhdukjen e tij ka nisur pasi që ai u raportua se me vete kishte edhe 80 mijë franga.

Në prangat e policisë kanë rënë dy gra shtetase të Shqipërisë, Silvana Dulellari dhe Marinela Markoviç janë dërguar në paraburgim.

Gazeta insjaderi ka publikuar procesverbalin e marrjes në pyetje të Marinela Markoviçit. Ajo cila deklaron se ka kohë që e njeh të zhdukurin Musah Hamitin.

“Në banesën ku tani jam duke jetuar si fqinje e Musa Hamitit jam qe një muaj. Me Musahin njihemi që para vitit 2013 dhe atë kur kam qenë në Zvicër tek një lokal afarit Bar Gjimi nga Maqedonia. Kemi vazhduar shoqërinë me Musain por me të edhe kam udhëtuar, kam ardhur në Kosovë kështu që më të njëjtin nuk i kam humbur kontaktet”.

Markoviç ka thënë se me Musain është takuar ndonjëherë kur ai ka ardhur nga Zvicra në njërën nga kafenetë e qytetit të Gjilanit. Sipas saj, Musai kishte pasur probleme me një femër që ishte në lidhje me të.

“Po e kam ditur se ai ka probleme me një femër që kjo është në lidhje me një mashkull tjetër por edhe ky e ka dashnore të njëjtën. E kanë pas problemin e disa parave sepse ishte marrë vesh paraprakisht për ta marrë të njëjtën me para, mirëpo kjo nuk i kishte dalë Musait”.

“Me Musain kemi biseduar vitin e kaluar në muajin shtator, nëntor, pas nëntorit kemi shkruar dhe kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe unë e kam ditur se ai do të vinte në Kosovë më datën 5 janar 2024. Ditën e premte kam marrë një telefon në numrin tim nga një numër privat një zë mashkulli i cili më tha se Musai ka një problem me policinë dhe nuk mund të vijë në Gjilan, unë i kam thënë në rregull dhe nuk kam biseduar më gjatë. Më datën 7 janar 2024 ka ardhur një person i cili i ka rënë ziles së banesës time dhe ai më ka lënë një letër dhe unë e pyeta atë se kush je ti, ai më tha nuk ka rëndësi kush jam unë por e ke një selam nga Musahi dhe merre këtë letër, unë jam kthyer në banesë”.

ka thënë se është takuar përsëri me Musain një ditë pasi ishte liruar nga burgu që ishte ndalë por që nuk ishte në dijeni se ai kishte një shumë të konsiderueshme parash me vete.

Markoviç ka theksuar se punon si valltare në njërin nga lokalet e Ferizajt. E pyetur pse i ka ndryshuar deklaratat nga hera e parë, ajo ka thënë se është ndjerë e frikësuar.

Dy shtetaset e Shqipërisë po dyshohen për rrëmbim, siç përshkruhet në nenin 191 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Vepra për të cilën po dyshohen Silvana Dulellari dhe Marinela Markoviç kap një dënim prej 15 vitesh deri në burgim të përjetshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd