Transmetuar më 27-01-2024, 18:55

Gjatë marrjes në pyetje në Prokurori, vrasësi i Liridona Ademajt, Granit Plava ka dëshmuar se ka qenë Naim Murseli që e ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij në këmbim të 30 mijë eurove.

Plava ka dëshmuar e biseda mes tij, Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës ka ndodhur një javë parë se të kryehej vrasja.

Naimi i ka kërkuar Granit, që kjo gjë të kryhej gjatë kohës që ai do të ishte në Shqipëri, por pas disa ditësh e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që vrasje të kryhej atë ditë.

Ai po ashtu ka treguar se Naim Murseli i ka premtuar se çfarëdo gjëje që t’i ndodhte atij do ta ndihmonte pasi ai kishte lekë edhe nëse futen në burg do ta nxirrte.

“Gjatë bisedës në prezencë të të treve, Naimi më ka thënë se do t’i marrësh 30,000.00 euro pasi ta vrasim këtë grua. Në këtë ditë është përmend edhe kallashi për ta ekzekutuar këtë grua, por nuk kam pranuar. Pak para se të largohem m’i ka dhënë dhe 400 euro, dhe Kushtrimit ia ka dhënë një shumë tjetër dhe jemi marrë vesh që të kryhet kjo punë”, ka thënë Plava. “Po ashtu, Naimi na ka thënë se ‘unë kam me shku në Shqipni dhe të kryhet kjo punë sa unë jam atje.

Në ditën e vrasjes më ka telefonuar në Whatsapp dhe më ka thënë se sot duhet të kryhet kjo punë, duke më thënë se ti e di se ‘kam pare unë, nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr’. Më ka marrë me makinën e tij Range Rover rreth orës 12:00 ku kemi bërë gjiro tek Liqeni i Radoniçit. Aty është prishë goma e makinës dhe kemi shkuar në fshatin Novosellë e Epërme ku aty pronari i një vullkanizeri pasi e kemi rregulluar gomën, Naimi ka thënë se e mora këtë armë nga pronari i këtij vullkanizeri”, ka dëshmuar Plava.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd