Transmetuar më 27-01-2024, 19:23

Mjeku i njohur nga Prizreni, Ahmet Goçaj, është ndarë nga jeta sot në moshën 59-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Ai për vite me radhë ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Ndahet nga jeta Dr. Ahmet Goçaj specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetër.

Dr. Goçaj studimet e përgjithshme i përfundoi në fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në vitin 1997.

Ndërsa specializimin për Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në vitin 2005.

Dr. Ahmet Goçaj u shërbeu qytetarëve për vite me radhë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqëve të tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd