Transmetuar më 29-01-2024, 18:20

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për mashtrim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i panjohur NN.

Personi kërkohet për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

E-mail adresa: [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd