Transmetuar më 31-01-2024, 11:40

Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim. Dënimi i Lekajt ka ardhur pasi ai akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit. Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.

Bashkë me të janë dënuar edhe ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd