Transmetuar më 02-02-2024, 22:28

KOSOVË- Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku.

Në aksident u përfshinë një autobus dhe tri automjete. Lajmin e konfimoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore”, ka thënë ai për Express.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd