Transmetuar më 17-02-2024, 18:52

Policia ka dhënë një njoftim paraprak për plagosjen e pak çasteve më parë në Tiranë.

Sipas policisë, tek Rruga e Elbasanit, fqinji ka plagosur fqinjin, Xhevahir Kalavarin, me armë në këmbë.

I plagosuri, Xhevahir Kolaveri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd