Transmetuar më 17-02-2024, 22:06

Policia e Kosovës ka marr njoftim për një mjet të dyshimtë në “Rrugën B” në Prishtinë.

Deri më tani nuk kanë dhënë detaje, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, thuhet nga policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd