Transmetuar më 19-02-2024, 09:22

GREQI- Policia kufitare greke ka njoftuar mëngjesin e sotëm palën shqiptare se rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë sërish e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Sipas njoftimit të policisë, lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.”, thuhet në njoftim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd